2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim për adminin e “AlbKingsit”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Besnik Beqiri, avokati i të dyshuarit.

“Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Nesër do ta bëjmë ankesën”, tha ai për Klankosova.tv

Njëri nga administratorët e grupit “AlbKings”, u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ai dyshohet lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img