1.9 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton Betejën e Zhegocit dhe dëshmorët e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorët dhe Betejën e Zhegocit.

I pari i qeverisë tha se në pranverën e vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dy misione: të luftonte me forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe ta mbronte popullsinë civile shqiptare nga fushatat e masakrave dhe të spastrimit etnik, në kuadër të projektit gjenocidal të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë

Tutje ai përmes rreshtave i liston të rënët e Betejës së Zhegocit, një nga një.

“Në përkujtim të Betejës së Zhegocit dhe dëshmorëve të saj”.

“Nga fundmarsi dhe gjatë dy javëve të para të prillit të vitit 1999, ushtarët e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, i kishin intensifikuar veprimet e tyre organizative. Si kundërreagim më 2 prill 1999, forcat serbe i kishin sulmuar fshatrat Llashticë, Lladovë, Zhegër, Shurdhan dhe Stançiq. Në gjysmën e dytë të prillit, vetëm në Llashticë i vranë gjithsej 26 civilë të paarmatosur. Ato ditë u dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e fshatrave Përlepnicë, Malishevë, Cërnicë, Gumnishtë, Kravaricë, Kishnapolë, Sllakoc e Gadish”.

“Më 10 prill forcat ushtarake dhe policore serbe e sulmuan fshatin Bresalc duke e plaçkitur dhe djegur fshatin. Gjatë natës mes 14 dhe 15 prillit, ata i sulmuan me radhë fshatrat Uglar, Pogragjë, Sllubicë dhe Llovcë. Natën e 14 prillit, trupat serbe u pozicionuan në fshatrat Llabjan, Parallovë, Bresalc, Kishnicë, Honroc, Brus, Gadishi, Poneshi, Sllovi dhe Akllapi”.

“Kështu pasi e kishin përgatitur terrenin, mëngjesin e 15 prillit 1999, njësite ushtarake dhe policore të Serbisë nisën një sulm drejt Malësisë së Zhegocit, ku ishte pozicionuar Shtabi i ZOK-së së UÇK-së dhe Brigada 171 “Kadri Zeka”. Palët ndërluftuese u ndeshën mes tyre te Hanet e Zhegocit, ku u vranë disa policë dhe ushtarë serbë dhe ku ra dëshmorë Pajazit Ahmeti, ndërsa pranë tij u plagos Afrim Myrtaj. Në një pikëluftim tjetër më tutje, në këtë përballje të armatosur, ra dëshmor luftëtari Alban Ajeti, kurse mbeti i plagosur Fadil Qerimi. Në luftimet e asaj dite, ranë dëshmorë edhe çifti Tefik Zymberi dhe Hanumshahe Abdullahu, si dhe Ramadan Hyseni dhe Shaban Hyseni”.

“Sot u bënë 25 vite nga Beteja e Zhegocit dhe nga rënia e dëshmorëve të kësaj beteje”.

“Lavdi dëshmorëve Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Tefik Zymberi, Hanumshahe Abdullahu, Ramadan Hyseni dhe Shaban Hyseni ndër luftëtarët dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img