Xhaxhai i Erona Coklit, 21-vjeçares e cila u vra të premten nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, ka dhënë detaje për rastin tragjik.
Ai ka thënë se çifit janë ndarë para më pak se një vit më parë dhe se diferenca në moshë ka shkaktuar mosmarrëveshje.
Ai ka thënë se ka pasur edhe dhunë psiqike.
“Çifti janë ndarë që një vit, më pak se një vit. Kanë pasur mosmarrëveshje mes vete, sepse ka qenë edhe diferenca e madhe në moshë. Nuk kanë mundur të jetojnë bashkë. Ka pasur edhe dhunë psiqike.” – tha ai.
“Ky kriminel të dënohet në mënyrë maksimale.” – ka thënë ndër të tjera ai.