Bayer Leverkusen po luan ndaj Werder Bremen në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës, ku është në epërsi prej 2-0.
Pjesën e parë ‘Aspirinat’ e mbyllën në epërsi me golin e Victor Boniface nga pika e bardhë.
Në minutën e 60-të, ishte momenti i Granit Xhakës, që me një goditje të bukur nga 30 metra shënoi për 2-0.
Një gol shumë i bukur i mesfushorit shqiptar, që tashmë sot do ta festojë titullin e kampionit, nëse ndeshja mbyllet me fitoren e skuadrës.
Xhaka këtë afat kalimtar bëri kalimin nga Arsenali te Bayer Leverkusen dhe është kthyer në njërin prej lojtarëve krysor.