Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të thërrasë një takim të liderëve të G7 për të “koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.
Italia, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të G7, ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, sipas Reuters duke cituar burime brenda zyrës së kryeministrit.
Ai pritet të zhvillohet në orët e para të pasdites, sipas kohës evropiane, raporton BBC.
Raportet në Izrael sugjeruan se avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Britanisë dhe të SHBA-së e ndihmuan Izraelin të kapte dronët dhe raketat në hyrje.
Bideni thotë se i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Izraeli kishte demonstruar “kapacitet të jashtëzakonshëm” për t’u mbrojtur kundër sulmeve të paprecedentë të Teheranit.