7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Grat e sodit veq plumi i rahaton”, i riu me të kaluar kriminale komenton te rasti i Akil Gjakovës për bashkëshorten

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se gruaja e Gjakovës ka deponuar fotografitë e dhunës në gjykatë që dyshohet se xhudisti ia shkaktoi asaj.

Sinjali ka kontaktuar me Akil Gjakovën për të marr një përgjigje nga ai në lidhje me rastin por që i njëjti nuk ka pranuar ta komentojë rastin.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”,
 u shpreh Gjakova për Sinjalin.

Te lajmi për sulmin e mundshëm të Gjakovës ndaj bashkëshortes së tij kanë komentuar njerëz që bëjnë thirrje për vrasje. 

Njëri nga ta është Egzon Reshani i cili shkruan se “jan qu pesh baco grat e sodit veq plumi i rahaton!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img