2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve e terroristëve, garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka takuar Ariella Viehe, shefen e Divizionit për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, me të cilën kanë folur për situatën e sigurisë.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se me Viehen ka folur për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Kosovën.

“Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë. E njoftova znj.Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë.

Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garanci e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR.

Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për qytetarët tanë”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/share/p/Jx75jHWTcebWHvir/?mibextid=NOb6eG

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img