-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Fillon për herën e parë regjistrimi ‘online’ i mërgatës përmes platformës “eDiaspora”

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka bërë të ditur se për herë të parë ka filluar regjistrimi “online” i diasporës përmes eDiaspora.

Gashi tha se për herë të parë, qyetarët do të kenë mundësi që ta regjistrojnë veten dhe anëtarët e familjes, si qytetarë të Kosovës prej kudo në botë, vetëm përmes botës digjitale.

“Në linjë me planin tonë strategjik, ne kemi krijuar platformën eDiaspora si modul të parë që synon lidhjen digjitale në mes të Kosovës dhe Diasporës, duke u nisur nga procesi i regjistrimit të popullsisë”.

“Regjistrimi i popullsisë na shërben si mjet për të planifikuar dhe hartuar më mirë politika e shërbime përkitazi me situatën dhe nevojat e qytetarëve tanë kudo. Ju jeni pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, dhe ne jemi të përkushtuar që të kuptojmë më mirë prezencën e komunitetit tonë nëpër Diasporë në mënyrë që të ofrojmë shërbimet më adekuate për ju”, shkroi Gashi.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë që të marrin pjesë në regjistrim dhe po ashtu ta shpërndajnë mesazhin me të gjithë miqtë e të afërmit e tyre.

“Për t’u regjistruar, mund të përdorni dy metoda:

➡Metoda I, është ajo përmes aplikacionit online të cilin mund ta shkarkoni në platformën: ediaspora.rks-gov.net;

Metoda e II përfshinë deklarimin e informatave për ju nga të afërmit e juaj që jetojnë në Kosovë”, shkroi Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img