-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

FFK-ja zotohet se do të ketë “zero tolerancë” ndaj kurdisjeve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, të premten mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

Në këtë mbledhje KE analizoi gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës dhe rrjedhën e kampionatit.

Me këtë rast, KE konstatoi se rrjedha e garave në stinorin pranveror është në vlugun e vet më të madh, e ku kemi një garë të pakompromis në Superligë.

Sa i përket ndeshjes Ulpiana 1926 – Vllaznia, KE sqaron opinionin se komisionet dhe organet përkatëse do të vendosin konform fakteve dhe rregulloreve të FFK-së dhe ligjit të aplikueshëm.

KE siguron të gjithë se FFK-ja është e përkushtuar që ta mbrojë integritetin e garave dhe rregullsinë e tyre në të gjitha nivelet garuese.

“Prandaj, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e xhiros së fundit dhe inicimet nga Komisioni i Garave, KE i FFK-së i jep mbështetje të plotë komisioneve të veta, atij të Garave dhe atij Disiplinor, si dhe institucioneve ligjzbatuese që t’i analizojnë në detaje çdo fakt dhe pretendim dhe të marrin vendime të drejta konform rregulloreve dhe ligjit të aplikueshëm”, thuhet në njoftim.

“KE i FFK-së zotohet se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesit të futbollit, për çka edhe është i thirrur. Kur themi interesin e futbollit, gjithsesi edhe interesin e klubeve, por vetëm atëherë kur gjithçka shkon në rregull e konform rregullave të lojës, në të kundërt do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimi apo dukurie negative”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img