3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Në veri të Mitrovicës serbët përgatisin monodramën ”Vetëm kundër NATO-s”

Një shfaqje teatrale kundër Aleancës Veriatlantike Paqeruajtëse, NATO, pritet të interpretohet nga një aktor serb, më 16 prill në Qendrën Kulturore ”Dragica Zharkoviq” në Mitrovicë të veriut.

Sipas një njoftimi, të qendrës kulturore, ”Vetëm kundër NATO-s”, do të luhet nga ora 19.30, ndërsa bileta ka çmimin e prezantuar 300 dinarë serbë, rreth 3 euro.

Rolin kryesor në këtë shfaqje e luan Dragan Bozhe Marjanoviq, ku sipas tyre kjo monodramë, përcjell historinë e një njeriu që arriti të mposht paktin e NATO-s me ndihmën e një fshese elektrike, një lope dhe një burri të shëndoshë.

Në njoftimin e qendrës kulturore teatrale, thuhet se kjo monokomedi synon t’u sjell në mendje serbëve ”se nuk duhet ta harrojmë kurrë atë që ndodhi, as ne dhe as brezat që do të vijnë’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img