-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Raporti i Freedom House: Përmenden sulmi në Banjskë dhe kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit

Organizata e njohur Freedom House, ka publikuar raportin më të ri për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë.

Në mesin e shumë temave të diskutuara në raport, është edhe Ballkani Perëndimor dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raportet me Serbinë janë përmendur si problem më i madh i Kosovës në rrugën për demokratizim.

Në pjesën e raportit ku flitet për Ballkanin Perëndimor, theksohet për sulmin e grupeve kriminale serbe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gjithashtu edhe sulmi në Banjskë ku mbeti i vrarë, Afrim Bunjaku.

“Në Kosovë, mosmarrëveshja e gjatë me Serbinë rihyri në një fazë të përshkallëzimit të dhunshëm. Protestuesit serbë të Kosovës u përleshën dhe plagosën 30 trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në maj, dhe persona të armatosur serbë organizuan një sulm në shtator që vrau katër persona, duke përfshirë një polic Kosovar”, thuhet në këtë raport.

Raporti përmend edhe Vettingun në drejtësi, duke theksuar se nuk dallon shumë nga modelet në Ukrainë dhe Moldavi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img