-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohet protestë gjithë-ditore dhe bllokadë për shkarkimin e Xhevat Krasniqit

Është paralajmëruar protestë gjithë-ditore dhe bllokadë për të enjtën, nga Lëvizja Feministe Studentore, duke kërkuar kështu largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studentëve.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet të enjten nga ora 11:00, Këshilli i Etikës i UP-së do të mblidhet për të shqyrtuar edhe njëherë denoncimin për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë ndaj profesori Xhevat Krasniqi, të cilin e ka trajtuar disa herë tashmë e për të cilin nuk ka marrë kurrfarë vendimi.

Ne nuk do të rreshtohemi me neglizhencën institucionale të UP-së dhe mosprioritizimin e sigurisë së grave dhe vajzave përmes së cilave po normalizohet ngacmimi seksual në hapësirat e UP-së. Shoqe e shokë, ndonëse tashmë kemi parë rezultate të rezistencës tonë, ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne nuk mjaftohemi me reagime indiferente e jo-serioze nga UP-ja, andaj deri në përjashtim të profesorit Krasniqi, ne vazhdimisht do të përshkallëzojmë rezistencën tonë”, thuhet në njoftim.

“Ju ftojmë të na bashkoheni për bllokim të daljes së anëtarëve të Këshillit të Etikës nga ndërtesa e Rektoratit, deri sa të marrin një vendimi të drejtë e meritor për profesorin Krasniqi”, shtohet ndër të tjera në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img