Pas daljes së Ilnisa Agollit nga Big Brother VIP, duket se Meriton Mjekiqi ka bërë disa ndryshime brenda shtëpisë më të famshme.
Moderatori, i cili nuk e ka më ndikimin e partneres me të cilën krijoi lidhje brenda, ka shprehur hapur mbështetjen ndaj modeles Rike Roçi.
Në një bisedë mes tyre, Meritoni i thotë modeles se do i qëndrojë afër në çfarëdo lloj situate.
Pjesë nga biseda e tyre:
Meriton Mjekiqi: Si janë muhabetet me ata (banorët)?
Rike Roçi: Lëmsh mo.
Meriton Mjekiqi: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë
Rike Roçi: Çdo njeri shikon prapanicën e vet.
Meriton Mjekiqi: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam.
Rike Roçi: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni.