9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria Kurti shkeli shtatë herë Kushtetutën

Forumi i Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shtruar një tepih të shkruar “Gjykata e Republikës së Kosovës”.

Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës, e cilësuan Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si shkelësit më të mëdhenj të aktit më të lartë juridik në vend.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se “në vend të urimit, Qeverisë duhet t’i rikujtohet se e ka shkelur Kushtetutën shtatë herë”. Ai përmendi edhe ministrat e Qeverisë Kurti që kanë bërë shkelje të Kushtetutës.

“Sot jemi këtu para objektit të Qeverise së Kosovës me një aksion simbolik në Ditën e Kushtetutës. Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë ne kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari”, tha Guri, teksa përmendi edhe vendimet anti-kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.

“Fatin e njëjtë e kishte edhe Kuvendi i Kosovës, me ç’rast akti i shkarkimit të anëtarëve të Bordit te RTK-se dhe anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u cilësua si jo-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Dhe për fund, edhe dy ligje të tjera të kësaj qeverie u rrezuan nga Kushtetuesja: Ligji për Paga dhe Ligji për Zyrtarët Publik”, deklaroi tutje Guri.

“Përkundër kësaj praktike jashtëzakonisht të rrezikshme, qeveria dhe eksponentët e saj në asnjë moment nuk kanë treguar reflektim e pendese. Përkundrazi, ata e kanë atakuar shtyllën thelbësore te demokracisë, Gjykatën Kushtetuese, mbrojtësen e dokumentit tek i cili secili pushtetar ka dhënë betim. Por ky betim për ta është farsë siç është farsë edhe shërbimi ndaj Republikës. Duke e marrë parasysh se shkelja e Kushtetutës është shndërruar në diçka të zakonshme për këtë qeveri, si dhuratë po ja vendosim te hyrja këtë tepih meqë të tille e kanë shndërruar aktin më të lartë juridik e politik të vendit, duke e shkelur sa herë që kanë mundësi”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img