30 ditë paraburgim janë caktuar ndaj shoferit i cili dyshohet se të dielën i goditi me veturë dy të mitur.
Kështu Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Derisa Nikçi, gjatë ditës deklaroi se “shoferi kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”.
Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.