1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq i kapet ambasadorit gjerman në Kosovë: Po sulmoni Listën Serbe

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, ku sipas tij ai po përpiqet të mbulojë çdo mungesë të demokracisë duke sulmuar Listën Serbe.

Petkoviq në platformën X ka theksuar se duhet të merren parasysh sipas tij, kushtet e pamundura për referendum që u janë vënë serbëve.

”Zotri Rohde, a i keni parë kushtet e pamundura për referendumin që u janë vënë serbëve, apo nuk ju intereson kjo? E vetmja gjë për të cilën të vjen keq është se me sulmin tuaj ndaj Listën Serbe, po përpiqeni të mbuloni mungesën e demokracisë dhe kushteve të drejta zgjedhore në Kosovë”, tha Petkoviq.

Sipas Petkoviq, Rohde asnjëherë nuk ka reaguar ndaj presioneve ndaj të cilave është i ekspozuar populli serb në veri.

”Asnjëherë nuk keni folur për presionin e Kurtit ndaj serbëve, keni përkrahur kryetarët e rremë në veri dhe është e qartë se  qëndrimin tuaj ku ende i përkrahni ata, nuk e kam parë në Gjermani”, përfundoi Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img