AS Roma ka shënuar fitore në derbin e madh të kryeqytetit italian.
Gjallorosët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Lazios, në kuadër të javës së 31-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 42-të kur shënoi Mancini, pas asistimit të Dybalas.
Me këtë fitore, tani Roma shkon në 55 pikë në vendin e pestë, vetëm dy më pak se Bologna që është brenda zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Lazio mbetet i shtati me 46 pikë të grumbulluara.