Mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet ditën e premtë. Ditën kalojnë edhe vranësira, por nuk priten mundësi për të reshura.
Frynë erë e lehtë nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperatura minimale zbret në 5C e 7C, ndërsa ajo maksimale shkon deri në 22C e 23C, njofton Prishtina Weather.
Ditëve të fundjavës dhe fillim të javës vijuese parashihet mot me më shumë kthjellime e diell.
Herë herë kalojnë vransira, kryesisht shtresore të larta. Temperaturat në rritje deri në 25C e 26C, lokalisht edhe 27C apo 28C.