Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, duke folur për subvencionimin e teksteve shkollore, ka thënë se nga përvoja me arsimtar e prindër, sipas tij, ka dhjetëra e qindra nxënës që kurrë nuk janë pajisur me tekste shkollore.
Ai tha se prindërit kanë pasur prioritete të tjera dhe sipas tij, ato para kur nuk i kanë marrë në posedim, i kanë përdorur për prioritet të tjera.
“Po e them si prind, është dashur me javë të tëra të sorollatem nëpër shtëpi botuese për t’i gjetur tekstet dhe disa prej teksteve nuk janë gjetur kurrë”.
“Po e them nga përvoja me arsimtar dhe me prindër që ka me dhjetëra e qindra nxënës që kurrë nuk janë pajisur me tekste shkollore, sepse prindërit kanë pasur prioritete të tjera dhe ato para kur nuk i kanë marrë në posedim, i kanë përdorur për prioritet të tjera”, u shpreh ai.