0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nis zbatimi i urdhrit ndalues për pasurinë e Radoiçiqit në veri

Ministria e Drejtësisë, përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.

Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në urdhrin në fjalë, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me urdhrin e gjykatës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Milan Radoiçiq publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Ai ndodhet në Serbi dhe endet i lirë, ndërsa po kërkohet edhe nga Interpoli./KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img