-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi nesër mban dy seanca, njëra nga to solemne

Të enjten, më 4 prill Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne.

Në rend të ditës do të jetë shënimi i 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares.

Seanca mbahet me fillim nga ora 10:00.

Pas kësaj seance solemne, Kuvendi do të vazhdojë edhe me seancën tjetër, ku në rend të ditës do të jenë disa pika.

  • Themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
  • Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img