Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitat në komunat veriore.
Ai pas Leposaviqit e Zubin Potokut ka shkuar edhe në Mitrovicë të Veriut.
Është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.
Kurti gjatë vizitës ka qenë i shoqëruar nën masa të rrepta të sigurisë.
Mediat nuk kanë qenë të njoftuara për këtë vizitë.