Nesër do të varroset kosovari i cili vdiq para disa ditësh në vendin e tij të punës në Itali.
Njoftimi u bë nga ana e familjarëve, duke bërë të ditur edhe detajet rreth varrimit.
“Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 04.04.2024në ora 17:00 në varrezat e fshatit Lumishtë-Malishevë”, thuhet në njoftim.
Nazmi Morina, vdiq në moshën 52-vjeçare.
Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Itali.
Ai e humbi jetën në vendin e punës, derisa ishte duke manovruar me një vinç i cili kishte një ngarkesë me dritare.