-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takon një delegacion nga Shqipëria: Bashkëpunimi mes nesh, shembull për rajonin

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me kryetarin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, pritën në takim Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë, të drejtuar nga Flutura Açka.

Në takim, Konjufca tha se e vlerëson lart bashkëpunimin që kanë Kosova dhe Shqipëria mes vete, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon.

“Kryetari i Kuvendit shprehu interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e tilla me Tiranën në të gjitha fushat, duke i kultivuar dhe intensifikuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar”.

“Kryetari Konjufca theksoi nevojën e një dinamike të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, përfshirë këtu sferën e arsimit, si njërën nga shtyllat kryesore të zhvillimit, për të rezultuar me arsim cilësor dhe konkurrues në tregun global”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, anëtarët e delegacionit parlamentar nga Shqipëria shprehen interesimin e tyre për të rritur angazhimet në funksion të kooperimit sa më të madh ndërparlamentar midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në takim u sugjeruan vizita më të shpeshta të ndërsjella të komisioneve parlamentare, për të kontribuuar sa më shumë si në përafrimin dhe avancimin e legjislacionit, ashtu edhe të këmbimit të përvojave parlamentare”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img