Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në vendkalimet kufitare Bogorodicë-Evzoni, Dojran – Dojran dhe Medzhitlia – Niki do të ndërpritet plotësisht qarkullimi i mallrave, përveç mallrave që prishen.
Kjo për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të shërbimeve doganore në Greqi.
Sipas drejtorisë doganore, e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i pasagjerëve do të lejohet periodikisht (orari i saktë nuk dihet), por udhëtarët këshillohen që gjatë kësaj periudhe të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare periudhë. /alsat.mk