4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Entuziazmi i fitores i merr jetën zyrtarit të opozitës në Turqi, i shembet ballkoni nga ku po festonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se entuziasmi i fitores zgjedhore në një nga bashkitë e Turqisë i ka marrë jetën një prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane turke.

Bëhet fjalë për Mehmet Palaz i cili kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë ku ai është pjesë së bashku me disa kolegë e simpatizantë, pas fitores që kishin korrur në qytetin e Tavas, me kandidatin Kadir Tatık.

Nga mbingarkesa, ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik, të cilët ishin në strukturë.

Mediat turke bëjnë me dije se në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img