-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hehir: Vuçiq po shkelë marrëveshjet me kundërshtimin ndaj Kosovës për t’u pranuar në KiE

Kosova ka bërë një hap të madh drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pasi që Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Më anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, qytetarët do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

E pavarësisht faktit se të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim do të përfitonin nga Këshilli i Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Andaj, profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, thotë se me këto veprime që po i ndërmerr Vuçiq po tregon se atij nuk i intereson komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Gjithashtu, Hehir kritikon presidentin serb se po i shkel marrëveshjet e Brukselit me kundërshtimin që po i bënë Kosovë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Vuçiq është kundër anëtarësimit të Kosovës sepse do të konsolidonte më tej shtetësinë e Kosovës; është një motivim i thjesht politik i cili është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 14 të “Marrëveshjes së Brukselit” të vitit 2013, i cili specifikonte se “asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE”, thotë profesori në Westminster University.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka alarmuar presidentin serb, i cili ka thënë që me këtë hap dëbohet Serbia “de fakto” nga kjo organizatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img