-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

Me to po krenohet edhe i pari i ekzekutivit.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare i ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

“Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-I e ka shtua patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e  sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë”,  Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

“Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave poashtu të grupeve terroriste, vigjilenca poashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj- analist

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës pjesë janë mbyllur 27 rrugë ilegale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img