Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka dalë sërish kundër vendimit që barnatoret të dielën në Prishtinë të kufizohen.
Sipas Besnik Tahirit ky vendim duhet të revokohet – pasi po shkakton iu shkakton probleme qytetarëve.
Ai ka thënë se qytetarët, e sidomos të moshuarit kanë probleme të shkojnë për barna nga një lagje në një tjetër.
Po ashtu, ai ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë mirë të furnizuara, rrjedhimisht qytetarët po kanë mungesa.
“Vendimi për barnatore të revokohet! Kjo është hera e dytë që e adresoj të njëjtin problem, i cili është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve”.
“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet. Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet”, ka thënë Tahiri në Facebook.