Një mërgimtare ka njoftuar se dikush ia ka vjedhur stolitë e arit dhe veturën në shtëpinë e saj në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Me 30.03.2024 ankuesja femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit, ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi kishte vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe ishin vjedhur, stoli ari si dhe veturën e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.