4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk kam frikë”, përgjigja e Peach për rrezikun e një “Banjska 2”

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është përgjigjur qartë e shumë për rrezikun e përsëritjes së ndonjë sulmi agresor nga Serbia, si ai i 24 shtatorit të 2023-ës në Banjskë të Zvecanit.

“Jo nuk kam frikë”, është përgjigjur Peach në pyetjen e Atlantic Council për rrezikun që të ketë një “Banjska 2”, transmeton KlanKosova.tv.

“Dua të ia kujtoj secilit se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s, KFOR. Ne vazhdojmë ta mbështesim misionin e KFOR-it”, ka vazhduar Peach.

Ai ka thënë se nuk komenton çështje të cilat janë në zhvillim, si puna e hetimeve lidhur me Banjskën, porse ka thënë se e dënon sulmin sikurse e ka dënuar me të ndodhur.

Ndërkaq për kërkesën për ekstradimin e Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ai ka thënë se “është çështje e autoriteteve të Serbisë” .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img