Mes lotësh dhe përplot emocione, artistja shqiptare, Elsa Lila ka rrëfyer në spektakltin Ferma VIP, momentin e arrestimit të saj në Itali.
Arrestimi i Lilës, nga autoritetet italiane, nën dyshimin për përfshirjen e saj me një bandë kriminale kishte bërë bujë të madhe në medie.
Tani, këngëtarja ka rrëfyer mes lotësh për përjetimet që kishte pasur kur policia italiane i erdhi në derën e shtëpisë së saj.
“Ishte totalisht e papritur. Pashë jetën të më përmbysej, më morën vajzën teksa flinte”, ka deklaruar Lila.
“Nuk e dija edhe se çfarë kisha bërë. Kisha mbajtur qetësinë absolute sepse deri në fund më është dukur si shaka, dhe mendoja mos ishte një kamerë e fshehtë”, shpjegoi ajo përjetimet pas arrestimit.
Kujtojmë, se artistja shqiptare Elsa Lila është liruar nga akuzat e autoriteteve italiane.