Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me mesazhin që Gazeta Nacionale e ka publikuar ku shihet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila duke e udhëzuar deputetin e partisë së saj Halil Thaçit, si të flas në Kuvend.
Mehmetaj në Facebook ka shkruar se “blej kohë” e shkruar nga Kusari do të thotë se nuk duam të flasim për hajni, vjedhje, keqpërdorime dhe abuzime.
“Partia e evliasë, Albin Kurtit, njeriut të pa korruptuar dhe të pakorruptushëm, e pa interesuar të flas për korrupsion???? “Blej kohë” po i thotë Mimoza Kusari një kamikazi të Vetëvendosjes në parlament, sepse nuk duam të flasim për hajni, vjedhje, keqpërdorime dhe abuzime.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa për fjalën “mos shaj” që Kusari i ka thënë Thaçit, Mehmetaj ka shkruar se kjo nënkupton se i tregon edhe rastet kur duhet me shajtë.
Ai tutje ka thënë se është e frikshme të shihet me cfarë normaliteti bëhet ky komunikim.
“Veç kësaj radhe “mos shaj” po i thotë, çka nënkupton se kjo i tregon këtij edhe rastet kur duhet me shajtë. E frikshmja është se shihni me çfarë normaliteti bëhet ky komunikim. Pra, kjo është gjuhë e zakonshme, e përditshme. Pse s’po e pyet deputeti: Pse me ble kohë? Pse mos me fol për korrupsion? Sepse ky nuk është deputet, ky është robot që kontrollohet me sustë.”
“Pse Mimoza Kusari mbrohet nga Vetëvendosja edhe kur ajo flet në telefon me Slavko Simiçin e Milan Radojiçiç-in? Sepse i duhet Albin Kurtit një politikane e tillë e ndytë për t’i kryer punë të tilla të ndyta si kjo këtu. E Albin Kurti pse s’është i interesuar të flas për korrupsion? A e bën këtë pyetje kokëtuli që e përkrah, athua?”- ka përfunduar Mehmetaj.