Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se si deputet i opozites e kemi parë të arsyeshme të kemi një diskutim për çështjen e kontratave njëburimore, shkruan Prishtina Press.
“220 kontrata njëburimore 153 milionë euro, shuma shkon rreth 200 milion euro, e dim që është një sfidë. Ne si deputet duhet të kemi një raport hetimor. Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë, pa konkurencë, me një operator”.
“Kërkojmë që sot ky komision hetimor të formohet. Hetimi parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ju ftoj ta votoni të mos e neglizhoni sepse është mjaftë e nevojshme dhe e rëndësishme për Kosovën, është e rëndësishme që ne si deputet ta ndalim këtë avaz të keqpërdorimeve./PrishtinaPress/