9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini, Kurti: Luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë

Sot janë bërë 25 vjet nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini, për të cilin kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh se u vra u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook në mënyrë kronologjike rrëfeu ngjarjen që nga momenti kur policët serbë e sulmuan shtëpinë e Hashim Hajdinit në Fushë Kosovë dhe e vranë nënën e tij Gjyle Hajdinin, e deri tek vrasja e vet Hashimit.

“Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, mbrëmjen e 26 marsit 1999, policët serbë e sulmuan shtëpinë e Hashim Hajdinit në Fushë Kosovë dhe e vranë nënën e tij Gjyle Hajdinin. Duke e mbrojtur familjen e tij Hashimi u plagos, teksa me një revole arriti t’i vriste dy policë që ia vranë nënën. Atë ditë, dy motrat, gruaja dhe fëmijët e Hashimit ishin larguar nga Fushë Kosova dhe ishin strehuar në Prishtinë. Megjithëse i plagosur në këmbë, Hashimi e kaloi gjithë natën pranë babait të paralizuar dhe trupit të nënës së vrarë”.

“Mëngjesin e 27 marsit 1999, dy motrat e Hashimit erdhën nga Prishtina në Fushë Kosovë për ta tërhequr Hashimin, babain e tyre dhe nënën e vrarë. Por Hashimi refuzoi të largohej nga shtëpia. Me automatikët që ua kishte marrë dy policëve që i kishte vrarë, ai u barrikadua në shtëpinë e tij, i vendosur të qëndronte. Atë paradite shtëpia e tij u sulmua nga policë të Serbisë, kurse Hashimi rezistoi duke luftuar rreth katër orë, derisa goditjet me artileri e rrënuan tërësisht shtëpinë e tij, duke e vrarë Hashimin dhe babain e tij Hajvazin. Atë natë, policët serbë e vranë edhe gruan dhe djalin e axhës së Hashimit, Zyla Hajdinin dhe Naim Hajdinin|.

I lindur në vitin 1949, Hashim Hajdini ishte nip (djali i vëllait) i dëshmorit Zenel Hajdini. Hashimi ishte njohur edhe me vëllezërit Gërvalla në Gjermani ku kishte jetuar një kohë, siç shihet edhe në një fotografi të asaj kohe. Ai u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img