9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Synimi i qartë i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur deputetin e Bundestagut gjerman Florian Hahn.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Osmani theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

“Kosova është fuqimisht e përkushtuar në rrugën e integrimit euroatlantik me synim të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO”, tha Osmani.

Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e para e shtetit u shpreh se “anëtarësimi është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se kjo çështje ka të bëj me të drejtat dhe liritë e njeriut”.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img