Koordinatori i Departamentit për Financa i Partisë Demokratike të Kosovë, Arben Mustafa, ka mirëpritur propozimin e Bedri Hamzës, kandidat për kryeministër të Kosovë.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, tha se Hamza “do të jetë Kryeministri që do ta ndërpres këtë degradim të përgjithshëm që ka kapluar vendin dhe do ta drejtojë Kosovën në rrugën e zhvillimit e rritjes së mirëqenies, sigurisë e fuqizimit të shtetit.”
Postimi:
Çdo herë kur mbi Kosovën kanë rënduar halle të rënda, PDK ka pasur njerëz që me guxim e menquri kanë vepruar në interesin më të mirë të shtetit dhe qytetarëve.
Sot, Kryetari Memli Krasniqi e vazhdoi këtë rrugë, duke i ofruar qytetarëve alternativën më serioze qe ka vendi për Kryeministër, z. Bedri Hamza.
Bedri Hamza, do të jetë Kryeministri që do ta ndërpres këtë degradim të përgjithshëm që ka kapluar vendin dhe do ta drejtojë Kosovën në rrugën e zhvillimit e rritjes së mirëqenies, sigurisë e fuqizimit të shtetit.
PDK po rikthehet!