9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Qytetarët s’janë më me Kurtin, qysh nesër mund të dakordohemi për datën e zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka folur për gatishmërinë e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje të reja.

Krasniqi ka thënë se Kurti dhe Qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve dhe se tashmë qytetarët po jetojnë edhe më keq, teksa ka shprehur gatishmëri për t’u koordinuar qysh nesër për datën e zgjedhjeve të reja, duke shtuar se tashmë qytetarët s’janë më me kryeministrin Kurti.

“Kjo është më pak e rëndësishme që Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes sime nga korriku i vitit të kaluar. PDK qysh në korrik të vitit të kaluar ka një qëndrim zyrtar nga mbledhja e asaj kohe e këshillit tonë drejtues, ku i kemi bërë ftesë Kurtit dhe ofertë që ta ndihmojmë përmes shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne edhe sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim. Jemi të bindur që Kurti dhe Qeveria kanë dështuar në përmbushjen e të gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tri vitesh. Ka një ekonomi në stagnim, arsim të degraduar, shëndetësi publike në kollaps, ka biznese që janë të frikësuara dhe më e rënda shumica e të rinjve po kërkojnë perspektivë më të mirë jashtë vendit”, tha Krasniqi sot para gazetarëve.

Krasniqi ka thënë se përgjegjësia për këto zhvillime negative është e Kurtit, pasi këto më shumë se tri vite ai ka qeverisur i vetmuar.

Ai tha se sot qytetarët me shumicë nuk po e mbështesin atë, ani pse tri vite më parë mori 51 për qind, sipas tij qytetarët nuk janë më me të.

Krasniqi poashtu ka deklaraur se është i gatshëm qysh nesër që të dakordohen me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve e për t’i lënë qytetarët të thonë fjalët e fundit.

“Të gjitha këto zhvillime kërkojë përgjigje e përgjegjësi. Përgjegjësia është e kryeministrit pasi këto tri vite ai ka qeverisur i vetmuar, pa asnjë pengesë, me një kontroll pothuajse të plotë të pushtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës me shumicë sot nuk e mbështesin këtë qeveri. I kanë dhënë besimin e 51 për qind para 3 viteve, por sot nuk janë me të. do të ishte krejtësisht legjitime, fillimisht për të, si kryeministër që të kërkojë të kthehet te qytetari për të kërkuar votëbesimin e tyre. Unë padyshim jam i gatshëm qysh nesër të dakordoojjmë me forcat politike, datën, e të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimarrjen e qeverisë së ardhshme. Jam bindur Ditën që do shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi së prapthi për Albin Kurtin si kryeministër”, ka deklaruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img