14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Një person plagoset në Kolovicë, Policia zbardhë detajet e fundit

Një rast i rëndë ka ndodh sot rreth orë 13:40 në Kolovicë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Prishtinë.

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img