13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kush i tha diplomatit amerikan se UÇK ishte një grup fshatarësh kundër LDK’së dhe urbanëve të përfaqësuar nga Rugova

Gjatë punës së tij në Kosovë, ish-diplomati amerikan, Shuan Byrnes tha se kishte dëgjuar për ndasitë që i bënin intelektualët e Kosovës në mes Prishtinës dhe Drenicës.

Madje, Byrnes tha se njëri prej këtyre personave i tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një grup rebelësh, fshatarësh kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), qytetarëve që

“Tha që UÇK-ja përfaqësonte një njësi apo grup rebelësh, fshatarësh kundër LDK-së dhe përfaqësues urbanë, qytetarë dhe të sofistikuar të cilët përfaqësoheshin nga Presidenti Rugova”, tha dëshmitari, duke theksuar se nuk iu kujtohet emri i këtij personi, mirëpo e kishin takuar në qytet.

Dëshmitari tha se ata po përpiqeshin të mblidhnin sa më shumë informata për UÇK-në.

“Në atë pikë ne po përpiqeshim që të mblidhnim sa më shumë informacion që të krijonim një panoramë për UÇK-në dhe i vetmi vështrim, e vetmja perspektivë që kishim ne në atë kohë ishte fakti që ekzistonte një grup në Drenicë që ishte UÇK. Ne nuk kishim asnjë lloj kontakti tjetër me ata që më pas neve na rezultuan të ishin zona. Pra, ne nuk dinim dhe nuk kishim kontakte lidhur me zonat”, tha dëshmitari./BetimipërDrejtësi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img