7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kritikon pushtetin pse nuk pati manifestim zyrtar në 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se është për keqardhje se në 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s, nuk pati manifestim zyrtar institucional.

Ai lidhur me këtë e kritikoi pushtetin aktual, ku tha se kjo është një ndër gabimet tjera të saj.

“Është për keqardhje që ky jubile kaq i rëndësishëm, që ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e gjen Kosovën pa një manifestim zyrtar institucional. Një tjetër veprim i gabuar i këtij pushteti, që shpërfaq mendësinë shpërfillëse dhe mosmirënjohëse ndaj aleatëve tanë të përhershëm”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Sot, shënojmë 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, një moment ky historik për popullin tonë. Nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi”.

“Mirënjohja për forcat e NATO-së, të prira nga SHBA-të, është e përherhshme dhe e paharruar. Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike”, tha mes tjerash kreu i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img