2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

SHBA padit Apple për ‘monopolizim të tregut të programeve e celularëve’

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur gjigantin e teknologjisë Apple për ‘monopolizim të tregut të programeve e celularëve’. Në padi thuhet se Apple ka penguar në mënyrë të paligjshme konkurrencën duke kufizuar informacionin për programet e përbërësit e aparateve të saj.

Padia e tipit ‘anti-trust’ është një sfidë direkte ndaj praktikave dhe produkteve kryesore të kompanisë, duke përfshirë sistemin e saj të mesazheve iMessage dhe mënyrën sesi lidhen me njëra-tjetrën produktet e saj iPhone dhe ora shoqëruese Apple Watch.

Padia e ngritur në gjykatën e New Jersey, akuzon se Apple ka vendosur monopol në tregun e celularëve dhe e përdor kontrollin e gjerë që zotëron më mënyrë ilegale”, shkruan Associated Press.

Kjo padi vjen pas një serie veprimesh anti-trust ndaj grupeve të mëdha të teknologjisë si Amazon, Apple, Meta e Google që janë përballur me hetime nga rregullatorët vitet e fundit, si në SHBA dhe Evropë për eliminim të paligjshëm të konkurrentëve.

Në qendër të ankesave është strategjia e Apple për bllokimin e aksesit të rivalëve në teknologjinë e produkteve të saj, si programi i mesazheve iMessage dhe asistenti virtual Siri, raporton The Guardian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img