Inspektorati i kryeqytetit ka zhvilluar aksion të enjten për largimin e shitësve ambulantë nga sheshet qendrore të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur vet Inspektorati përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
“Sheshet janë të dedikuara për qytetarët, ndërkohë, me gjithë mirëkuptimin për nevojën e disa qytetarëve për të zhvilluar dhe punuar, aktivitetet e tyre, ata duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo në sheshet e Kryeqytetit”, ka shkruar inspektorati.