Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 31-vjeç, i cili rreth orës 05:50 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, përkatësisht në fshatin Bibaj, ishte duke vozitur me shpejtësi 131 km/h në zonë 40 km/h.
Policia ndaj tij ka shqiptuar gjobë për kundërvajtje në vlerë 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, tha policia.
Tutje, policia i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë.