11.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimet e Vuçiqit për luftë, Hovenier: Aleanca më e fortë në histori është këtu 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është kundërpërgjigjur kërcënimeve për luftë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hovenier ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

Sa i përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Ai ka thënë se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet. Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja që po e përkrah Ukrainën, pasi që do që populli ukrainas të vendosë vetë e jo të tjerët për të.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur që dëshiron t’i bashkohet NATO-s.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj…Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka thënë Hovenier, i cili ka shtuar se pret që Kosova një ditë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. 

“Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës…”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img