11.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Premtimi i ‘fortë’ i Haradinajt, thotë se mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”.

“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partner i Kosovës nuk ka mosbesim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mosbesim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin”, tha Haradinaj.

Ai tha se “listën e detyrave që ta jep Amerika bashkë me aleatët e tjerë të sigurisë nuk ka alternativë”.

“Nuk guxon as me u vonu as me diskutu. Ne po dëshirojmë me hy NATO. Na e jepni listën e detyrave dhe do t’i kryejë Kosova”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aleatët për sigurinë të ruhet, sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img