12.9 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

DASH: Urgjentisht të vazhdojnë bisedimet për përdorimin e dinarit në Kosovë

Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se bisedimet për përdorimin e dinarit në Kosovë duhet të vazhdojnë me urgjencë.

Këtë koment e bëri zëvendës-zëdhënësi i DASh-it, Vedant Patel, gjatë një konference të sotme për media në Uashington.

Duke u ndalur te takimi i sotëm mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel, me ndërmjetësin Miroslav Lajçak, Patel tha se e mirëpresin këtë takim.

“Janë bisedime që i mirëpresim, që po zhvillohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel sot, ku po diskutohet për rregulloren për para të gatshme të BQK-së. Këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë, dialogu në Bruksel është kanali i duhur për zgjidhjen e këtyre çështjeve, në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi”, tha Patel.

Ai përsëriti “brengën” e ShBA-së në lidhje me kufizimin e eksportimit dhe përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Mes tjerash, ai u bëri thirrje edhe një herë Kosovës dhe Serbisë “t’i deeskalojnë tensionet”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img