7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

“Fajtor është Përparim Rama”: Kaos me parkingje në kryeqytet, qytetarët të lodhur nga ankesat 

Veturën mund ta parkosh të larë, por në të njëjtën gjendje zor se mund ta marrësh.

Kjo si pasojë e lloçit që e shkaktoi shiu ditë më parë. Edhe dielli e ditët e nxehta nuk bëjnë shumë dallim. Pluhuri triumfon në këtë hapësirë parkingu, raporton Kiks Kosova.

Në të njëjtën gjendje janë edhe shumë parkingje të tjera në kryeqytet, si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.

Kjo i ka mllefosur qytetarët.

Qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera që gjatë ditës hyjnë e dalin nga kryeqyteti, thonë se u ka ardhur në majë të hundës duke humbur orë në kërkim të vendeve të lira për parkim.

Ndonëse në çdo hapësirë parkingu të makinave janë personat kompetentë të cilët punojnë aty dhe përkujdesen që të marrin paratë, qytetarët kanë shumë pasiguri për vendet se ku i lënë makinat e tyre.

Sipas tyre, pak e hiç ka siguri nëpër parkingjet e kryeqytetit.

E diaspora kosovare ndan përvojat e tyre me parkingjet në Perëndim. Sipas tyre, më lehtë gjen parking në mes të Gjermanisë se sa në Kosovë.

Për të gjitha ankesat e tyre, qytetarët drejtojnë gishtin kah komuna e Prishtinës dhe specifikisht kryetari Përparim Rama, duke e parë si fajtorin kryesor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img