-1.7 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj në Deçan: S’kemi shtet tjetër, do t’i respektojmë vendimet e qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Deçan, ku ka takuar edhe kreun e kësaj komune, Bashkim Ramosajn me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Deçani do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i respektojë vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, mirëpo sipas kreut të AAK-së, Qeveria e Kosovës nuk po e respekton dhe përkrah këtë komunë në kërkesat jetike në shërbim të qytetarëve.

“Sot qëndrova në Deçan ku zhvillova një diskutim me kryetarin, z. Bashkim Ramosaj dhe autoritetet tjera lokale për të gjitha zhvillimet e fundit në Deçan e më gjerë. Deçani, si çdoherë ka nderuar Kosovën e gjithë kombin në të gjitha çështjet e ndjeshme, dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, sepse është shteti ynë dhe shtet tjetër nuk kemi”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img