0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person për mashtrim të qytetarëve në vlerë rreth 2 milionë euro

Një i dyshuar për mashtrim të qytetarëve dhe përfitim të paligjshëm të rreth dy milionë eurove është arrestuar sot në Mitrovicë.

I arrestuari, me inicialet J.M., dyshohet se ka përfituar, paligjshëm përmes mashtrimit të qytetarëve, rreth dy milionë euro gjatë viteve 2021-2023.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, tha Prokuroria në Mitrovicë në një njoftim për media.

Hetimet penale ndaj tij kanë nisur për veprën penale “mashtrimi”.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, tha sot Prokurori i Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img